Ndeshje për t’u harruar nga Arsenali, humbet nga Wolves

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 20:59
Ndeshje për t’u harruar nga Arsenali, humbet nga Wolves

Arsenali ka humbur me rezultat 2-1 kundër Wolves, në një ndeshje që u duk që Arsenali do ta fitonte. Por, gjithçka u komplikua për londinezët kur nga loja u përjashtua me të kuq David Luiz në fund të pjesës së parë kurse në minutën e 72 Leno do të përjashtohej po ashtu me të kuq

Arsenali e ka humbur një ndeshje që ishte në dorën e tyre.

Por, referimi ka bërë që gjithçka të kthehet në dobi të Wolves të cilët nuk kishin fituar në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat në Angli.

Pjesa e parë u kontrollua tërësisht nga Arsenali dhe Saka goditi shtyllën qysh në minutat e parë të ndeshjes.

Saka do të shënonte gol edhe në minutën e 9 të ndeshjes por goli u anulua nga VAR pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Pas presionit të Arsenalit goli për londinezët erdhi në minutën e 32-të.

Ishte një gol i bukur i shënuar nga Nicolas Pepe i cili kaloi disa lojtarë dhe shënoi në portën e Wolves.

Arsenali vazhdonte dominimin e tij deri në minutën e 40 kur Wolves filloi që të sulmojë më shumë në drejtim të portës së Lenos.

Një kundërsulm i shpejt në minutën e tretë shtesë të pjesës së pari bëri që David Luiz ta rrezojë sulmuesin e Wolves dhe kështu u shkaktua penallti për skuadrën vendase. Për me keq Luiz do të përjashtohej nga loja më të kuq.

Nga pika e bardhë do të shënonte në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë Ruben Neves, e cila doli të jetë pikë kthese për Wolves dhe ata ta fitojnë këtë takim.

Me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 49-të nga pothuajse 30 metra largësi do të shënonte portugezi Joao Moutinho për ta përmbysur kështu rezultatin dhe shënuar golin e dytë.

Arsenali tentoi që të rikthehet në lojë dhe për këtë organizoi disa sulme por që rezultuan pa sukses.

Gjërat për mysafirët u vështirësuan edhe më shumë kur në minutën e dytë nga ndeshja përjashtohet nç minutën 72-të edhe portieri Bernd Leno.

Leno doli jashtë zone për ta larguar një top jashtë por ai e largon atë me dorë gjë që e përjashton atë nga ndeshja.

Pavarësisht se kishte nëntë lojtar Arsenali tentoi ta barazoi rezultatin disa herë por nuk pati sukses.

Kjo humbje e lë Arsenalin në vendin e 10 në Premier Ligë me 31 pikë, derisa Wolves largohet nga zona e rrezikut duke u ngritur në vendin e 13 me 26 pikë.

(Kosova Sot Online)