Manchester United e deklason Southamptonin në Old Trafford

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 23:31
Manchester United e deklason Southamptonin në Old Trafford

Manchester United e ka deklasuar Southamptonin në Old Trafford me rezultat 9-0 për t’u barazuar kështu me pikë me Manchester Cityn. Megjithatë, kjo fitore e thellë e United u arrit pasi që Southampoton luajti për më shumë se 90 minuta me një lojtarë më pak pasi që Jenkewitz u ndëshkua me të kuq në minutën e dytë

Pas dy ndeshjeve pa fitore në Premier Ligë, United është kthyer sot të fitorja ku ka mposhtur skuadrën e Southampton me rezultat të thellë 9-0.

Ndeshja u komplikua shumë për Southamptonin pasi që në minutën e dytë nga ndeshja do të përjashtohej me të kuq Jenkewitz duke e lënë skuadrën e vetë me një lojtarë më pak në fushë.

Pas përjashtimit United dominoi dhe golin e parë e shënoi në minutën e 18 me anë të Wan-Bissakas.

Marcus Rashford do të shënonte golin e dytë për Manchester United në minutën e 25-të.

Rezultati do të trefishohej kur në minutën e 34-të Bednarek do të shënonte autogol.

Këtu nuk do të përfundonte pjesa e parë pasi që gol për United shënon edhe Cavani në minutën e 39-të te ndeshjes për të përfunduar pjesa e parë me rezultat 4-0.

Në pjesën e dytë u duk që vendasit do të ngushtojnë epërsinë pasi që në minutën e 53-të pasi që shënon Che Adams, por pas rishikimit në VAR goli u anulua pasi që Adams ishte në pozitë jashtëloje.

Martial do të shënonte golin e radhës për Djajtë e Kuq në minutën e 69-të.

United nuk do të ndalet dhe do të shënojnë përsëri në minutën e 71-të me Scott McTominay.

Në minutën e 87-të Southamptonit do t’i përjashtohej edhe një lojtarë me të kuq, Bednarek, i cili shkaktoi penallti në Martial.

Nga pika e bardh i saktë u tregua Bruno Fernandes.

Por, United do të shënonte edhe dy gola të tjerë në harkun kohorë prej 5 minutave.

Martial shënoi në minutën e 90-të kurse James në minutën e katër shtesë të ndeshjes për rezultat 9-0.

 

Kështu United barazohet me pikë me Manchester City por mbetet në vendin e dytë për shkak të golëdallimit më të mirë të skuadrës së Pep Guardiolës.

(Kosova Sot Online)