Pirlo i frikësohet ende Interit: Asgjë s’ka mbaruar

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 10:01
Pirlo i frikësohet ende Interit: Asgjë s’ka mbaruar

Pirlo i frikësohet ende Interit: Asgjë s’ka mbaruar

I kënaqur nga fitorja në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndaj Interit, trajneri i Juves, Andrea Pirlo, shpjegoi se kthesa e skuadrës së tij erdhi me suksesin në Superkupën e Italisë, ndaj Napolit.

Triumfi 2-1 në shtëpinë e Interit i afron ata edhe më shumë drejt finales së Kupës së Italisë, por Pirlo thotë se asgjë s’ka mbaruar.

 

 

“Ajo humbje në kampionat, në derbin e Italisë, ishte një hap bosh. Nga ai moment u rigrupuam dhe erdhën fitore të tjera”, tha Pirlo.

“Sonte ishte raundi i parë, nuk kemi bërë gjithçka akoma, prisni javën e ardhshme”.

“Kjo fitore gjithashtu na lejon të përmirësohemi nga pikëpamja e ndërgjegjësimit të ekipit për forcën që kemi. E dimë që nëse jemi të përqendruar, të gjitha skuadrat e kanë shumë të vështirë ndaj nesh”.

(Kosova Sot Online )