Hazard lëndohet përsëri, mund të mungojë kundër Atalantas në Ligë të Kampionëve

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 22:21
Hazard lëndohet përsëri, mund të mungojë kundër Atalantas në Ligë të Kampionëve

Hazard është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Real Madridit kundër Atalantas pasi që vuan nga një lëndim i ri

Sulmuesi belg ka përsëri probleme me fitnes dhe kjo është prej kohës që ai u transferua në Santiago Bernabeu.

Sipas mediave në Spanjë, Eden Hazard është duke vuajtur nga një lëndim i ri që duket se do të bëjë që ai të mos paraqitet në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Real Madridi e luan kundër Atalantas në 1/8-ën e finales.

Belgu ka probleme me lëndime prej që ai u transferua në Santiago Bernabeu nga Chelsea për 100 milionë euro në verën e vitit 2019.

Hazard, që sapo ka mbushur 30 vjet, ka pësuar një lëndim në muskuj që do ta lë atë jashtë fushave për një muaj.

Cilat ndeshje do të mungojë Hazard?

Kohëzgjatja e mungesës së Hazard do të varet nga lloji i lëndimit të Hazard por edhe sa shpejt do të shërohet ai, derisa pritet që ai të mungojë së paku 2-4 javë.

Në skenarin më të mirë, nëse Hazard do të mungojë vetëm dy javë – atëherë ai do të mungonte vetëm në ndeshjen e këtij vikendi kundër Huescas si dhe në ndeshjen kundër Getafes dhe Valencias në shtëpi kurse do të kthehej në ndeshjen e 20 shkurtit kundër Valladolidit.

Megjithatë, skenari më i keq do të ishte që ai të mbetet jashtë për një muaj ku Hazard do të mungonte edhe në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në Itali kundër Atalantas më 24 shkurt.

Përpos kësaj, skuadra e Zinedine Zidane gjatë kësaj kohe do të përballet me rivalët lokal, liderët e tanishëm të La Ligas – Atletico Madrid – e cila ndeshje do të luhet më 7 mars në Wanda Metropolitano.

Nëse lëndimi i Hazard është më i rëndë siç ata frikësohen, atëherë ai do të vuajë të kthehet në kohë për të luajtur kundër skuadrës së Diego Simeones.

Nga cilët lëndime ka vuajtur Hazard që nga transferimi në Real Madrid?

Kjo është hera e nëntë që Hazard do të mungojë për Madridin për shkak të lëndimit apo problemeve me fitnesin prej që ai u transferua në kryeqytetin spanjoll.

Ai ka vuajtur më parë nga lëndimet në kyçin e këmbës në vitin e parë në Madrid, e cila gjë ndikoi që ai të jetë një figurë qendrore në formacionin e Zidane.

Këtë sezon, në anën tjetër, Hazard ka probleme me fitnesin të cilat probleme e lanë jashtë në muajin nëntor shkaku i koronavirusit dhe lëndimit në ije, nga të cilat ai vetëm tani ishte rikuperuar. 


(Kosova Sot Online)