Barcelona barazon në fund rezultatin me Granadan, ndeshja shkon në vazhdime

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 23:10
Barcelona barazon në fund rezultatin me Granadan, ndeshja shkon në vazhdime

Granada-Barcelona ka përfunduar me rezultat 2-2 derisa kjo ndeshje do të vendoset në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Granada ishte duke fituar 2-0 deri në minutën e 88 por Barcelona barazoi brenda pesë minutave rezultatin me anë të dy shtesave

Ka përfunduar ndeshja e rregullt Granada-Barcelona  me rezultat 2-2.

 

Tashmë pritet që të luhen edhe dy vazhdime të ndeshjes me nga 15 minuta dhe nëse nuk ka fitues atëherë do të ekzekutohen penalltitë.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Granadan pasi që ata arritën që të shënojnë gol që në minutën e 33-të ku shënoi Kenedy.

Kjo pjesë përfundojë me këtë epërsi minimale 1-0.

Në pjesën e dytë, Granada do të shënonte përsëri shumë shpejt.

Goli i tyre erdhi në minutën e 47-të ku shënoi sulmuesi veteran Roberto Soldado.

Pas pësimit të golit të dytë Barcelona ishte shumë e mirë dhe vazhdimisht bëri presion.

Presioni ju shpagua dhe Barcelona do ta shënonte golin e parë në minutën e 88.

Ishte një autogol që u shënua si pasojë e presionit të Messi dhe Griezmann.

Barcelona arriti që ta barazon rezultatin tek në minutën e dytë shtesë të ndeshjes ku shënoi Jordi Alba.

Pas barazimit do të luhen edhe dy shtesa me na 15 minuta. 

(Kosova Sot Online)