Shkatërrohen planet për trilogjinë me Dustin Poirierin – Conor McGregor tani përballët me një rival të vjetër

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 09:10
Shkatërrohen planet për trilogjinë me Dustin Poirierin – Conor McGregor tani përballët me një rival të vjetër

Conor McGregor duket se ka hequr dorë nga trilogjia me Dustin Porierin, për një tjetër të tillë.

Irlandezi u mposht më 23 janar nga amerikani, e që ishte humbja e tij e parë në karrierë me nokaut. Por, The Notorious nuk dëshiron të ndalet dhe kërkon që sërish të ketë shansin që të luftojë për titull. McGregor ka filluar thumbimet me Nate Diazin, me atë që ishte përballë dy herë brenda vitit 2016.

Dyshja thuhet se janë pajtuar në parim që të zhvillojnë edhe përballjen e tretë, mirëpo e gjitha varet nga të ardhurat që do të jenë në tavolinë.

Diaz e ka sfiduar Conorin, duke i thënë se do t’i tregojë se çfarë është një luftë e vërtetë dhe jo ajo me Porierin. 

(Kosova Sot Online )