Bashkëjetesën paqësore në veri të Kosovës e kultivojnë pa problem lidhjet e mafies kriminale të kontrolluar nga politikanët serb dhe shqiptar

Faik Krasniqi

  • 04 February 2021 - 06:23

Shkruan: Faik Krasniqi

Ka edhe diçka e madhe që i lidh shqiptarët dhe serbët në veriun e Kosovës. Kontrabanda i lidh bizneset kriminale dhe politikanët shqiptar dhe serb. Veriu i Kosovës është çështje e ndërlikuar politike. Ky problem është prej vitit1999. Kushdo që flet për integrimin e asaj pjesë, bënë propagandë për vota. Ajo çështje duhet të zgjidhet në bisedime me Serbinë, me një platformë të qartë!

-Vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veriun e Kosovës, të banuar kryesisht me minoritetin serb, e zbuloi një gënjeshtër të madhe të pushtetarëve të deritashëm, që gënjenin opinionin se ajo pjesë e Kosovës eshte e integruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Vizitat e këtyre pushtetarëve gjithmonë kanë qenë të koordinuara me Beogradin zyrtar, për të treguar se edhe ajo pjesë e Kosovës është integruar. Kurse realiteti është krejt ndryshe. Në atë pjesë të Kosovës gjithçka frymon serbisht. Ata veprojnë i dhe binden vetëm shtetit serb. Që do të thotë se vetëm de-jure është në territorin e Republikës së Kosovës. Por jo edhe me ligje të saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".