Hysaj: Nuk e kisha të vështirë në skemën e re 3-4-3

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 10:04
Hysaj: Nuk e kisha të vështirë në skemën e re 3-4-3

Elseid Hysaj ishte titullar, por në një rol të ri, në sfidën e parë ndaj Atalantës (0-0) në Kupën e Italisë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u vendos nga Gattuso në krahun e majtë të mesfushës në rreshtimin 3-4-3.

Pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Maradona”, shkodrani deklaroi se luajti pa ndonjë problem në rolin e ri.

“Nuk ishte e vështirë të përshtatesha në modulin e ri, na ka ndihmuar shumë në fazën mbrojtëse”, u shpreh Hysaj.

“Moduli ishte zgjedhje e trajnerit ne thjesht duhet ta aplikojmë sa më mirë të jetë e mundur”.

“Gattuso na ka kërkuar të luajmë me më shumë vendosmëri. Jemi një grup i madh, por provojmë të japim maksimumin”.

“Rezultati 0-0 është i pranueshëm kur janë dy ndeshje. Do të kishte qenë me keq nëse do ta humbnim. Kthemi në shtëpi duke menduar se duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e kthimit”. 

(Kosova  Sot Online )