Koeman i reagon Di Marias që foli për Messin: “Është mungesë respekti”

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 10:44
Koeman i reagon Di Marias që foli për Messin: “Është mungesë respekti”

“Shpresojmë”, u përgjigj Angel Di Maria për “Canal Plus” kur u pyet për transferimin e mundshëm të Lionel Messit në Francë te Paris Saint Germain.

Kjo ka irrituar trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman.

Ai ka thënë se është mungesë respekti të flitet në këtë mënyrë nga ana e Di Marias, i cili gjithashtu tha se: “Ka shumë mundësi, do të shohim se si do të shkojnë gjërat”.

“Më duket mungesë respekti, është e gabueshme të flitet ashtu”, tha Koeman.

“Nuk është  drejtë, është mungesë respekti ndaj Barcelonës të flitet ashtu për një lojtar që është i yni. Shumë njerëz nga PSG flasin për Leon, që luan për Barcelonën”.

“Përveç kësaj, kemi përballje me ta”, shtoi Koeman, duke iu referuar ndeshjes në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )