Mayweather do t’i zhvillojë tri meçe luksoze këtë vit, në mesin e tyre edhe ndaj 50 Cent

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 15:36
Mayweather do t’i zhvillojë tri meçe luksoze këtë vit, në mesin e tyre edhe ndaj 50 Cent

Floyd Mayweather është zotuar që të zhvillojë tri meçe në kuadër të vitit 2021 që do të jetë duele luksoze përballë emrave të famshëm.

Kampioni i pesëfishtë botëror ka folur për mundësinë e përballje me dy vëllezërit, Logan Paul dhe Jake Paul, si edhe me reperin 50 Cent në muajt e ardhshëm.

Pas pensionimit, i pamposhturi është kthyer për të zhvilluar disa meçe shumë fitimprurëse, në mesin e tyre përballë yllit të UFC-së, Conor McGregor dhe kikbokserit Tenshin Nasukawa.Dhe tashmë do të përballet me disa personalitete të popullarizuara, tre prej tyre vetëm në vitin 2021. “Këtë vit do të fokusohem në disa duele miqësore. Do ta zhvilloj një të tillë në Tokio të Japonisë, sërish. Natyrisht, ajo me Logan Paul; dhe nëse Jake Paul arrin ta tejkalojë kundërshtarin e tij, Ben Askren, do të ndeshem edhe me të”.

“Po ashtu, kam dëgjuar se 50 Cent do të ndeshje me mua, por ka thënë se jam shumë i vogël. Nëse dëshiron të përgatitet deri në fund të vitit, atëherë mund të përballemi. Nuk ka rëndësi klasifikimi i peshës me këdo nga këta djem”, është shprehur Mayweather për Sky Sports.

(Kosova Sot Online )