A mund të bëhet Ronaldo futbollisti që arrin më së shpejti 100 gola me Juven?

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 15:41
A mund të bëhet Ronaldo futbollisti që arrin më së shpejti 100 gola me Juven?

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duhet të shënojë 13 gola në 11 ndeshjet e ardhshme për të thyer rekordin e Omar Sivorit.

Ronaldo ka vazhduar të thyejë rekorde edhe në itali me Juventusin dhe objektivi është që të bëhet futbollisti më i shpejt në histori të Zonjës së Vjetër që kap shifrën e 100 golave.

“IlBianconero” raporton se Sivori, që ka shpenzuar tetë sezone te Juve, mes viteve 1957 dhe 1965, e mban atë rekord, i cili ka kapur shifrën e 100 golave pas 124 ndeshjeve.

Sipas “Transfermarkt”, Ronaldo tashmë ka shënuar 87 herë në 112 ndeshje me Juventusin, çka do të thotë se ka nevojë për 13 gola në 12 ndeshjet e radhës për të arritur Sivorin.

Por, nëse shënon 13 gola në 11 ndeshjet e radhës, ai do të jetë i vetëm në krye, si lojtari që arrin më së shpejti në histori këtë shifër me Zonjën e Vjetër. 

(Kosova Sot Online )