Allegri lidhet me një kalim në Real Madrid

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 18:04
Allegri lidhet me një kalim në Real Madrid

Real Madridi është duke marrë në konsideratë emërimin si trajner të ish trajnerit të Milanit dhe Juventusit, Massimiliano Allegri, që do ta zëvendësonte Zinedine Zidane në verë

E ardhmja e trajnerit francez në Los Blancos duket e pa sigurt, siç raportojnë mediat në Spanjë të cilat shkruajnë se ai do të zëvendësohet në fund të këtij sezoni.

Cadena SER raporton që ish sulmuesi Raul Gonzalez, i cili për momentin është trajner i Real Madrid Castilla, po ashtu shihet si një pasues i tij, por opsion i dytë raportohet që është Allegri.

Media ka shkruar se disa anëtarë të bordit të Los Blancos dëshirojnë trajner më përvojë dhe trajneri nga Livorno konsiderohet një fitues, si dhe një trajner me aftësi që të menaxhon si duhet zhveshtoren kur skuadra do të përballet me presion.

(Kosova Sot Online)