Pique: “Shumica e gjyqtarëve janë nga Madridi, natyrisht që i favorizojnë ata!”

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 09:25
Pique: “Shumica e gjyqtarëve janë nga Madridi, natyrisht që i favorizojnë ata!”

Gerard Pique nuk ndërron mendje. Ai gjithmonë ka thënë se Real Madridi favorizohet më së shumti në Spanjë nga gjyqtarët dhe ashtu mendon edhe sot. “Një ditë më parë një ish-gjyqtar tha që 85 përqind e gjyqtarëve janë nga Madridi”, tha Pique në një intervistë me “Post United”. “Si nuk do të fishkëllejnë në favor të Madridit? Edhe në mënyrë të pavetëdijshme, si nuk do të japin më shumë për njërën palë sesa tjetrën?”.

“Unë respektoj profesionalizmin e gjyqtarëve dhe e di që ata përpiqen të bëjnë punën e tyre më të mirë, por kur vjen një moment dyshimi…”. 

(Kosova Sot Online )