Skitarët e Kosovës synojnë të jenë të suksesshëm në Botëror

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 14:35
Skitarët e Kosovës synojnë të jenë të suksesshëm në Botëror

Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror të Italisë me tre garues, të cilët synojnë të fitojnë sa më shumë pikë për normë olimpike

Kombëtarja e Kosovës në skitari ka udhëtuar drejt Cortina d’Ampezzo të Italisë, ku prej 8 deri më 21 shkurt do të mbahet Kampionati Botëror i Skitarisë.

Kosovën do ta përfaqësojnë skitarët Arbi Pupovci, Albin Tahiri e Fiona Rusta Blaka, të cilët njëherësh janë edhe bursistë të Komitetit Olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022.

Arbi ka udhëtuar bashkë me trajnerët Agim Pupovci (meshkujt), Bujar Turjaka (femrat) dhe mjekun Dr. Shyqri Mema, ndërsa në Slloveni ekspeditës iu bashkohen edhe Tahiri e Blaka Rusta.

Skitarë kosovarë do të synojnë të fitojnë edhe pikë olimpike Pekin 2022. 

(Kosova Sot Online)