Suarez: “Kur Barcelona më tha se nuk llogarisin më në mua, u shokova – nuk e prisja”

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 15:48
Suarez: “Kur Barcelona më tha se nuk llogarisin më në mua, u shokova – nuk e prisja”

Suarez: “Kur Barcelona më tha se nuk llogarisin më në mua, u shokova – nuk e prisja”

Luis Suarez është rikthyer të flasë për atë që ndodhi verën e kaluar në Barcelonë, ku iu tregua dera nga klubi që i dha shumë për vite me radhë dhe së bashku me Leo Messin e Neymarin fituan mbi 10 trofe. Suarez ka zbuluar se si Ronald Koeman, trajneri i ri i Barcelonës, i tregoi atij se nuk llogarit në të, dhe koha kur Barça e bëri këtë zyrtare. Ai sot është pjesë e Atletico Madridit, rrugës për ta fituar La Ligën dhe golashënuesi më i mirë tani për tani në Spanjë. “Kur Barcelona më tha se nuk llogarisin më në mua, ishte shumë e vështirë, nuk e prisja”, u shpreh Suarez.

“Ishin momente të vështira për mënyrën (se si ndodhi). Koeman më telefonoi dhe më tha se nuk jam në planet e tij”. “Kur Barça e bëri zyrtare se nuk llogarisin në mua, nisën bisedimet me Atleticon, Cholo [Simeone], me Miguel Angel…”. “Ka pasur interesim nga shumë klube, jo vetëm Juventus. Doja të merrja vendimin e duhur, më të mirin për mua dhe familjen time”. 

(Kosova Sot Online )