Ibrahimovic intervistohet nga prokuroria për përplasjen me Lukakun

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 16:22
Ibrahimovic intervistohet nga prokuroria për përplasjen me Lukakun

Zlatan Ibrahimovic u intervistua nga inspektorët e Prokurorit Federal këtë mëngjes si pjesë e hetimit të FIGC për abuzimin e mundshëm racor ndaj Romelu Lukaku.

Sulmuesi i Interit dhe ai i Milanit ishin të përfshirë në një përplasje në derbi të Coppa Italia më 26 janar.

Prokurori Federal, megjithatë, ka hapur një hetim dhe ka thirrur gjyqtarin e asaj ndeshje.

Sipas Calciomercato, Ibrahimovic u intervistua nga inspektorët e Prokurorit Federal në Casa Milan këtë mëngjes dhe u ndihmua nga avokati Fabio Esposito.

Romelu Lukaku gjithashtu do të intervistohet në ditët në vijim.

Të dy lojtarët u ndëshkuan dhe u pezulluan me një ndeshje moslojë.

(Kosova Sot Online )