Zeneli rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për sfidën e nesërme

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 20:43
 Zeneli rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për sfidën e nesërme

Arbër Zeneli është rikthyer nga lëndimi dhe është përfshirë në ekip për ndeshjen e nesërme në udhëtim ndaj Lorient në Ligue 1.

Zeneli ka munguar që nga disfata në Lille (1-2) më 17 janar, duke qenë mungesë e madhe për klubin parisien.

Përveç Arbër Zenelit, edhe Valon Berisha është midis 20 lojtarëve të zgjedhur nga David Guion për udhëtimin në Lorient nesër.

Arbër Zeneli ka aktualisht 2 gola dhe 3 asistime këtë sezon, duke rigjetur kështu dalëngadalë formën e dikurshme.

(Kosova Sot Online)