Pique: “Do të pensionohem në Barcelonë dhe Messi është i lumtur këtu”

  • G.G /
  • 06 February 2021 - 12:26
Pique: “Do të pensionohem në Barcelonë dhe Messi është i lumtur këtu”

Gerard Pique ka thënë se planifikon të pensionohet në Barcelonë dhe beson se Lionel Messi është “shumë i lumtur” në “Camp Nou”.

Pique, produkt i akademisë së La Masias, ka luajtur më shumë se 550 ndeshje që ku u kthye në Barcelonë nga Manchester United në vitin 2008.”

“Do të pensionohem në Barcelonë, gjithmonë e kam thënë këtë”, tha Pique.

“Luaj futboll sepse e përfaqësoj Barcelonën, nuk e shoh veten në një tjetër ekip, s’do të isha i motivuar”.

“Ajo që ndodhi gjatë verës përfundoi në mënyrën më të mirë dhe Leo qëndroi. E shoh atë të lumtur tani dhe ta kemi në krah është sukses i garantuar”.

(Kosova Sot Online)