“Pogba është i lumtur në Manchester United”

  • G.G /
  • 06 February 2021 - 12:28
“Pogba është i lumtur në Manchester United”

Ole Gunnar Solskjaer insiston se Paul Pogba është i lumtur në Manchester United, pavarësisht spekulimeve për të ardhmen, por nuk ka komentuar se sa gjatë do të qëndrojë në klub.

Kontrata e Pogbas me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2022 dhe ‘Goal” ka mësuar se nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin e saj.

Real Madridi dhe Juventusi janë klubet që më së shumti interesohen për francezin dhe mezi presin ta rrëmbejnë francezin.

“Gjithmonë do të ketë spekulime për Pogbën, kemi biseduar dhe ajo se çfarë kemi biseduar dhe se si e shohim situatën, mbetet mes nesh”, tha Solskjaer.

“Ai është i fokusuar dhe i lumtur, kjo është më rendësi. Mund ta shihni se si po e shijon futbollin me fanellën e kuqe”. 

(Kosova Sot Online)