Nuk këndellet Arsenali

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 16:54
Nuk këndellet Arsenali

Tjetër humbje për Arsenalin në Premierligë.

Në xhiron e 22-të, “Topçinjtë” kanë humbur me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Aston Villa.

Goline vetëm në këtë takim e shënoi Ollie Watkins, pas vetëm dy minutave lojë.

Vendasit shfrytëzuan një pakujdesi të mysafirëve, për të realizuar golin e fitores, pasi deri në fund, pavarësisht tentimeve, të besuarit e Mikel Artetës nuk arritën të bëjnë diçka më shumë.

Kjo është humbja e dytë me radhë për Arsenalin dhe ndeshja e tretë pa fitore në Premierligë, që e lë në pozitën e dhjetë me 31 pikë.

Leeds dhe Southamopton kanë shansin t’i dalin para Arsenalit, pasi renditen në pozitat 11 dhe 12 me nga 29 pikë dhe ndeshje pa zhvilluar këtë xhiro.

(Kosova Sot Online)