Varane, “shpëtimtari” i Realit

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 18:16
Varane, “shpëtimtari” i Realit

Raphael Varane ia ka siguruar tri pikë tejet të rëndësishme sot Real Madridit në transfertë tek ekipi i fundit në tabelë, Huesca.

“Los Blancos” fituan 1:2, por u desh të djersiteshin tej mase për këtë fitore.

Fillimisht, Huesca kaloi në epërsi përmes Galan në minutën e 48-të, për ta barazuar Varane shtatë minuta më pas.

Në të 84-tën, ishte Varane sërish që shënoi për fitore dhe tri pikë të arta për madrilenët.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 43 pikëve në pozitën e dytë. 

(Kosova Sot Online)