37-vjeçari Pandev po e mposht i vetëm Napolin

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 21:24
37-vjeçari Pandev po e mposht i vetëm Napolin

Genoa po fiton 2:0 ndaj Napolit, në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A.

Të dy golat për vendasit i shënoi 37-vjeçari maqedonas, Goran Pandev.

Fillimisht, Pandev realizoi në minutën e 11-të duke u asistuar nga Badelj, kurse golin e dytë sulmuesi maqedonas e shënoi në minutën e 26-të pas asistimit nga Zajc.

Humbja eventuale sonte do t’ia shuante Napolit shpresat për titull. 

(Kosova Sot Online)