Cavani i jep epërsinë Man Utd-s ndaj Evertonit

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 21:40
Cavani i jep epërsinë Man Utd-s ndaj Evertonit

Manchester United ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

Ishte Edinson Cavani i cili realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 25-të pas harkimit të saktë nga Marcus Rashford.

Fitorja eventuale sonte është e domosdoshme për “Djajtë e Kuq” të cilët po garojnë fuqishëm për titullin e kampionit këtë edicion. 

(Kosova Sot Online)