Futbollisti uruguaian ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 23:58
Futbollisti uruguaian ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare

Sulmuesi i Godoy Cruz, Santiago Garcia ka vdekur në moshën 30 vjeç.

Uruguajani – i cili ishte mbiquajtur ‘Morro’ – u gjet i vdekur në banesën e tij në qytetin e Mendoza, siç raportohet së pari nga TyC Sports .

Media argjentinase shton se askush nuk kishte qenë në gjendje të binte në kontakt me Garcian për disa ditë megjithëse lojtari ishte i lidhur me një transferim në Velez Sarsfield, Estudiantes dhe Gimnasia

Rrethanat nuk besohet të jenë të dyshimta, ndërsa lojtari thuhet se po trajtohej për depresion. 

(Kosova Sot Online)