Dritë në fund të tunelit për Tottenhamin, Kane dhe Son ia sjellin fitoren e parë pas tri humbjeve

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 15:51
Dritë në fund të tunelit për Tottenhamin, Kane dhe Son ia sjellin fitoren e parë pas tri humbjeve

Tottenham Hotspur ka lënë pas vetes rezultatet negative dhe ka shënuar fitore të pastër 2:0 ndaj West Brom, në kuadër të javës së 23-të në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç edhe nisi, pa gola të shënuar, ndërsa e dyta prodhoi dy sosh.

Fillimisht Kane realizoi në minutën e 54-të, kurse katër minuta më vonë shënoi edhe Son për ta vulosur fitoren e Spurs.

Ekipi i Mourinhos rikthehet kështu në rrugën e fitoreve pas tri humbjeve radhazi në Premierligë.

Me këtë fitore, Tottenham shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e shtatë, kurse West Brom mbetet i parafundit me 12 pikë. 

(Kosova Sot Online)