Manolas i lënduar, Koulibaly me koronavirus, Rrahmani “fërkon” duart

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 15:56
Manolas i lënduar, Koulibaly me koronavirus, Rrahmani “fërkon” duart

Napoli ka njoftuar që Kostas Manolas pësoi një lëndim në kyçin e djathtë kundër Genoa, por koha e tij e rikuperimit mbetet e pasigurt.

Reprezentuesi i Greqisë u zëvendësua pas 68 minutash në përplasjen e Marassi.

“Kostas Manolas u zëvendësua gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Genoa pasi pësoi lëndim në kyçin e këmbës së tij të djathtë,” thuhet në deklaratën zyrtare të Partenopei.

Ish-mbrojtësi i Romës pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore sot për të përcaktuar kohën e tij të rikuperimit.

Napoli tashmë është pa Kalidou Koulibaly i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Napoli përballet me Atalantan në kuadër të gjysmëfinaleve të Coppa Italia të mërkurën dhe pret Juventusin në një përplasje të Serisë A të shtunën.

Sipas të gjitha gjasave, Rrahmani do të startojë në ndeshjet e ardhshme.

(Kosova Sot Online)