Fitore e rëndësishme e City, drejt titullit të ri në Premier Ligë

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 19:36
Fitore e rëndësishme e City, drejt titullit të ri në Premier Ligë

Manchester City ka fituar me rezultat 1-4 kundër Liverpoolit në Anfield, duke bërë kështu një shkëputje prej 5 pikësh nga Manchester United. City po ashtu ka edhe një ndeshje më pak se United. Pesë golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Liverpool nuk ka arritur që ta mposht Manchester City në Anfield sonte dhe kështu të hyjë në garë për ta mbrojtur titullin e Premier Ligës.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Liverpool të cilët patën disa raste për shënim, por që nuk i shfrytëzuan si duhet.

City e kishte mundësinë që të kalonte në epërsi edhe në pjesën e parë kur në minutën e 37-të Sterling u pengua në zonë nga Fabinho duke shkaktuar penallti. Megjithatë, Gundogan nuk arriti që të shënonte gol duke goditur topin jashtë portës.

Në pjesën e parë nuk pati gola.

Pjesa e dytë nisi me gol që në minutat e parë të saj.

Të parët që kaluan në epërsi ishin City ku në minutën e 49-të shënoi Gundogan.

Liverpool do të reagonte dhe do të sulmonte disa herë portën e Ederson dhe pas një gabimi në mbrojtje Salah fiton penallti të cilën e shndërron në gol në minutën e 63-të.

Kur u mendua që Liverpool do të kthehej në lojë, kjo nuk ndodhi.

Fillimisht City do të shënonte gol me Stones në minutën e 71-të por që u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Por, Alisson duket se nuk ishte në ditën e tij më të mirë sonte pasi që bëri dy gabime që dërguan Cityn në dy gola të shënuar.

Ishte Gundogan që riktheu epërsinë përsëri për City në minutën e 73-të. Këtu shumicën e punës e kreu Phil Foden i cili asistoi për turkun.

Goli i tretë për City po ashtu ishte një gabim i portierit pasi që ai ia fali një top Bernardo Silvës ku ky i fundit asistoi për Sterlingun që shënoi në minutën e 76.

Ndeshja e mirë për Foden u shpërblye pasi që anglezi do të shënonte një gol të bukur në minutën e 83-të një gol të bukur.

Kjo fitore bën që City ta përforcon kreun e tabelës me 50 pikë, 10 më shumë se Liverpool që është në vendin e 4 dhe 5 më shumë se United që është në vendin e dytë. City po ashtu ka një ndeshje më pak se United kështu që ky dallim mund të jetë më i madh në ditët në vazhdim. 


(Kosova Sot Online)