Lewandowski: Bayerni mund ta kompletojë arritjen historike më të madhe në futboll

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 23:35
Lewandowski: Bayerni mund ta kompletojë arritjen historike më të madhe në futboll

Gjigantët bavarez po shpresojnë që ta marrin trofeun e gjashtë brenda një viti kalendarik, duke fituar në Botërorin e klubeve

Robert Lewandowski thotë se Bayern Munich mund ta kompletojë “arritjen më të madhe në histori të futbollit” nëse ata fitojnë Botërorin e Klubeve këtë muaj në Katar.

Gjigantët gjerman po shpresojnë që ta arritin këtë sukses me gjashtë tituj këtë vit pasi që kanë fituar Bundesligën, DFB-Pokal (Kupën e Gjermanisë) dhe Ligën e Kampionëve në fund të sezonit të shtyrë 2019-20, para se ta fitojnë Superkupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Europës para fillimit të sezonit 2020-21.

Ata do të ishin skuadra e ditë që do ta arrinin këtë shifër pas Barcelonës së Pep Guardiolës në sezonin 2009-10.

Bayerni e fitoi Botërorin e Klubëve për herë të parë në histori të tyre më 2013, nën drejtimin e Guardiolës, pas kishin fituar tripletën në sezonin paraprak.

Lewandowski beson se fitimi i kësaj gare për herë të dytë dhe fitorja e të gjitha trofeve e fut këtë skuadër me meritë në histori të futbollit.

“Mendoj që nëse e fitojmë Botërorin e Klubeve në do të kompletojmë të arriturën më të madhe historikë në futboll”, tha ai për fifa.com.

“Ne e dimë që jemi afër, por ne duhet të jemi 100 për qind të koncentruar. Do të ishte më të vërtetë speciale. Jo vetëm për Bayernin por për Gjermaninë, por do të ishte një e arritur historike tepër e madhe për ne në botën e futbollit”.

“Do të ishte vërtetë speciale, jo vetëm për mua. Kjo është skuadra më e mirë në Europë që luan kundër skuadrave tjera më të mira të kontinenteve tjera. Do të jetë, për ne, një sfidë e re. Ne dëshirojmë që ta fitojmë këtë titull, kjo është më së e sigurt”. 

(Kosova Sot Online)