Verratti: “Do t’ia jepja topin Neymarit e Messit dhe vetëm do t’i shikoja”

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 09:56
Verratti: “Do t’ia jepja topin Neymarit e Messit dhe vetëm do t’i shikoja”

Marco Verratti është i radhës që ka folur për transferimin e mundshëm të Lionel Messit në Paris Saint Germain.

 Ashtu si Angel di Maria, edhe Verratti do të dëhsironte që një ditë të luajë në një skuadër me fituesin e gjashtë Topave të Artë. Ai beson se Messi me Neymarin do të krijonin një sulm të frikshëm sërish, tani te PSG-ja.

Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barçën dhe ka zëra se mund të largohet gjatë verës, pasi nuk u lejua ta bëjë diçka të tillë në verën e vitit 2020, ani pse insistoi shumë që të provojë një aventurë të re, me Manchester Cityn që ishte favorit për ta rrëmbyer 33-vjeçarin.

“Ta kem (Messin) në ekip do të ishte diçka e mrekullueshme. Një gjë më shumë që do të më dhuronte futbolli”, u shpreh Verratti.

Nëse kjo ndodh, Verratti e di shumë mirë se çfarë do të bëjë: “Do t’ia jepja topin Neymarit dhe Messit dhe vetëm do të shikoja”. 

(Kosova Sot Online )