“Nuk më pëlqen kur Barça flet për Neymarin, kështu që s’do të flas për Messin”

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 12:31
“Nuk më pëlqen kur Barça flet për Neymarin, kështu që s’do të flas për Messin”

Ander Herrera, për dallim prej disa shokëve të tij te Paris Saint Germaini, nuk ka dashur të flasë për spekulimet që e lidhin Lionel Messin me klubin francez. Leos do t’i skadojë kontrata në qershor dhe ka zëra se do të ndërrojë skuadër, me Manchester Cityn dhe Paris Saint Germainin që e duan 33-vjeçarin. “Kur Barça flet për Neymarin nuk më pëlqen, kështu që nuk them asgjë për Messin”, tha spanjolli për Cadena SER.

Derisa kur u pyet për treshen e mundshme Messi, Neymar dhe Mbappe – ai tha: “Nuk e di se si funksionon ‘fair play’ financiar, por mendoj që jo. Në futboll kam parë gjithçka”. “Messi është lojtari më i mirë që jam përballur me të”. Në përballjet me Barcelonën në Champions League, Herrera tha se të tijtë duhet të kenë kujdes pikërisht nga Leo, e po ashtu edhe nga De Jong, që janë më në formë aktualisht te Barça. 

(Kosova Sot Online )