Qeveria e Katalunisë kërkon ta bëjë “Camp Noun” qendër të vaksinimit për COVID-19

  • G.G /
  • 09 February 2021 - 13:08
Qeveria e Katalunisë kërkon ta bëjë “Camp Noun” qendër të vaksinimit për COVID-19

Departamenti i shëndetit i qeverisë së Katalunisë ka propozuar që Camp Nou të bëhet një nga qendrat e vaksinimit masiv të rajonit në luftën kundër COVID-19.

Sekretari i shëndetit publik, Josep Maria Argimon, ka komentuar këtë iniciativë.

“Ne kemi pasur disa bisedime me Barcelonën dhe jemi të interesuar për të bërë vendet simbolike si Camp Nou ose La Sagrada Familia si qendrat e vaksinimit” – tha Argimon në Catalunya Radio.

Museu Nacional d’Art de Catalunya gjithashtu mendohet të jetë një tjetër opsion,

Duke qenë një vend i hapur, i gjerë dhe lehtësisht i arritshëm, Camp Nou përputhet me karakteristikat e kërkuara për të lehtësuar vaksinimet e shpejta për grupe të mëdha njerëzish.

Klubi ka qenë gjithmonë në favor të sigurimit të mjediseve të tyre në mënyrë që të ndihmojë autoritetet shëndetësore.

Qeveria Katalanase aktualisht po intensifikon planet e tyre logjistike për të nisur vaksinimin, me përparësinë e punëtorëve më të prekshëm dhe të kujdesit shëndetësor.

Synimi është që shumica e katalunasve do të kenë marrë dy injeksione para verës.

Camp Nou nuk do të jetë i vetmi vend sportiv që do të përdoret për vaksinimin masiv pasi, në Shtetet e Bashkuara, stadiumi Yankee në Nju Jork po përdoret gjithashtu. 

(Kosova Sot Online)