Dy derbit në Kupë shkojnë në vazhdime, Drenica deklason Ulpianën

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 15:53
Dy derbit në Kupë shkojnë në vazhdime, Drenica deklason Ulpianën

Ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, Prishtina-Drita dhe Llapi-Ballkani nuk kanë prodhuar asnjë gol.

Kështu, të dyja këto ndeshje do të shkojnë në vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe nëse nuk kryejnë punë, penalltitë do të jenë opsioni i fundit.

Ndeshja tjetër që u zhvillua sot ishte ajo mes Drenicës dhe Ulpianës.

Drenicakët triumfuan bindshëm 4:0 duke siguruar kualifikimin tutje. 

(Kosova Sot Online )