Zidane thotë se asgjë s’ka mbaruar për La Ligën

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 08:51
Zidane thotë se asgjë s’ka mbaruar për La Ligën

Zinedine Zidane beson se Real Madridi ende ka shanse për La Ligën.

Me triumfin kundër Getafes, Real Madridi ka shkuar në kuotën e 46 pikëve, pesë më pak se lideri, Atletico Madrid, por të besuarit e Diego Simeones kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

“Nuk mendoj se fansat e Realit besojnë se nuk kemi shanse për ta fituar La Ligën”, tha ai.

“Ata gjithmonë besojnë se ne mund t’i përmbysim gjërat. Këtë do të tentojmë të bëjmë, edhe pse mund të jetë e vështirë”.

(Kosova Sot Online )