“Messi i ka dhënë më shumë se sa i ka marrë Barcelonës”

  • G.G /
  • 10 February 2021 - 12:53
“Messi i ka dhënë më shumë se sa i ka marrë Barcelonës”

Rivaldo vazhdon ta mbështesë Leo Messin.

Pas dëshirës për t’u larguar verën e kaluar, këto ditë doli në pah kontrata marramendëse e Lionel Messit, që analistë të ndryshëm, pak a shumë, edhe shkaku i COVID-19, e akuzojnë argjentinasin për situatën ekonomike në klub.

Sido që të jetë, për legjendën e klubit, Rivaldo, gjëra të tilla as që duhet diskutuar dhe për shumë sezone Messi i ka dhënë aq shumë kësaj Barcelone saqë gjërat e tjera janë “imtësia”.

“Shikoni, gjithçka që Messi ka bërë për FC Barcelona është shumë më e madhe se ajo që ka marrë nga klubi. Është e pamundur të përcaktohet sasia e asaj që Messi i ka dhënë klubit dhe ai vazhdon t’i japë financiarisht dhe në apsketin sportiv”, tha Rivaldo.

“Më duket e padrejtë për që dikush po e kritikon atë për kontratën pas gjithë asaj që ka kontribuar, duke tërhequr sponsorë, mediat, tifozë… është një marrëveshje normale që Messi të ketë përfitimet e tij. Duhet të matni gjithçka në atë kontratë”, këmbënguli Rivaldo.

Sipas “El Mundo”, që publikoi ditë më parë kontratën, Messi ka fituar më shumë se 500 milionë për katër sezone.

(Kosova Sot Online)