Icardit i pëlqen festimi i Juves

  • A.P /
  • 10 February 2021 - 17:07
Icardit i pëlqen festimi i Juves

Ish kapiteni i Interi, Mauro Icardi e ka pëlqyer një fotografi të festës së lojtarëve të Juventusit pasi që ata kanë arritur finalen e Kupës së Italisë duke eliminuar Zikaltërit

Icardi ishte larguar nga Interi për t’ju bashkuar PSG-së në verën e vitit 2019 derisa skuadra nga Ligue 1 e bleu kartonin e tij verën e kaluar për 50 milionë euro.

Sulmuesi argjentinas ishte lidhur për kohë të gjatë edhe me një kalim në Torino, por Juventusi dhe Interi asnjëherë nuk arritën marrëveshje për transferin e tij.

Ish sulmuesi i Sampdorias duket se ka marrëdhënie të mira me disa nga lojtarët e Juventusit pasi që ai ka pëlqyer një fotografi të Cristiano Ronaldos, Leonardo Bonuccit, Alvaro Moratas dhe disa yjeve të tjerë të Zonjës së Vjetër ku ata janë duke festuar kualifikimin në Finale të Kupës së Italisë, derisa eliminuan nga kjo garë ish klubin e tij.

Ndeshja në stadiumin Allianz në mes të Juves dhe Interit u përcoll me plot dramë pasi që Andrea Agnelli dhe Antonio Conte nuk  u përshëndetën fare me njëri tjetrin as në pushime të pjesës së parë e as pas përfundimit të takimit. 

(Kosova Sot Online)