City mposht Swansean dhe kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

  • A.P /
  • 10 February 2021 - 20:32
City mposht Swansean dhe kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

Manchester City e ka mposhtur me rezultat 1-3 skuadrën e Swanseas për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup. Walker, Sterling dhe Jesus shënuan për City kurse për Swansea shënoi Morgan Whittaker 

Manchester City është në çerekfinale të FA Cup pasi që ka mposhtur sonte skuadrën e Championship, Swansea City.

City e kontrolloi mirë këtë ndeshje derisa për herë të parë e rrezikoi portën në minutën e 15-të me anë të Gabriel Jesus.

Torres i City pati rastin tjetër në minutën e 22-të por portieri i City bëri një pritje brilante.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30-të dhe ishte një gol interesant i shënuar nga Kyle Walker.

Linku i golit

https://streamwo.com/7ae1ae52

Mbrojtësi i djathtë kishte për qëllim që të pasonte të Torres por topi i tij pa u devijuar shpërqendroi portierin e Swanseas dhe ai shënoi golin e parë në këtë ndeshje, me të cilin gol edhe do të përfundonte pjesa e parë e kësaj ndeshje.

Me të filluar pjesa e dytë, Sterling do të shënonte golin e dytë për City duke e dyfishuar epërsinë.

Linku i videos së golit:

https://streamwo.com/8da005c9

5 minuta më vonë gol do të shënonte edhe Jesus për ta shënuar kështu golin e tretë.

Linku i golit:

https://streamwo.com/7c555162

Swansea City arrin që me mund të shënon një gol në minutën e 77-të ku realizator ishte Morgan Whittaker.

Linku i golit

https://streamwo.com/4a0a5851

Kjo fitore e dërgon në çerekfinale skuadrën e Manchester City.

(Kosova Sot Online)