Guardiola: “200 fitore me Manchester Cityn, më e mira nuk ka ardhur ende!”

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 08:41
Guardiola: “200 fitore me Manchester Cityn, më e mira nuk ka ardhur ende!”

Manchester City i Pep Guardiolës vijoi ecurinë fantastike edhe në udhëtim te Swansea për raundin e 1/8-ave të FA Cup.

Falë suksesit 1-3, siguroi fitoren e 15-të radhazi, ndërkohë që Pep Guardiola arriti suksesin e 200-të në stolin e Manchester City në 277 takime, me trajnerin spanjoll që e komentoi këtë arritje.

“Kisha mendimin se ata do të krijonin rrezik në sulm. Ishin shumë agresivë, por ne ishim më të mirë në krijimin dhe organizimin e aksioneve për shënim. Më vjen keq që nuk i shënuam të gjitha rastet, por unë jam i kënaqur. Jam krenar që kemi arritur 15 fitore radhazi, rekordet janë për t’u thyer”, u shpreh Guardiola.

“Nuk është e lehtë në futbollin modern për të arritur një seri të tillë të gjatë, jemi të lumtur për klubin”.

“200 fitore me Cityn? Janë shumë, por kemi ende para për të arritur. Më e mira nuk ka ardhur ende, shpresojmë të jetë fillimi i një vargu suksesesh”, shtoi Guardiola.

(Kosova Sot Online )