Isco i zhgënjyer pas injorimit përsëri nga Zidane, mezi po e pret verën

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 09:06
Isco i zhgënjyer pas injorimit përsëri nga Zidane, mezi po e pret verën

Isco Alarcon s’ka më të ardhme në Real Madrid.

Sipas “Mundo Deportivo”, Isco dëshiron të largohet pasi është “injoruar përsëri” në ndeshjen e fundit të Los Blancos në La Liga kundër Getafe.

Ai u zbriti në fushë në rolin e zëvendësuesit, pavarësisht mungesave të shumta për shkak të dëmtimeve te Reali.

Isco është pjesë e Realit që nga viti 2013.

Ai ka bërë 322 paraqitje me fanellën e Los Blancos, ka shënuar 51 gola.

Isco ndjen se kohës së tij i ka ardhur fundi në Madrid dhe në fund të sezonit do të kërkojë një skuadër të re, ku do të ketë më shumë hapësira për të treguar klasit e tij për aq vite sa i kanë mbetur karrierë. 

(Kosova Sot Online )