Mbrojtësi Jules Kounde shënoi një supergol në ‘stilin e Lionel Messit’ kundër Barcelonës

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 10:00
Mbrojtësi Jules Kounde shënoi një supergol në ‘stilin e Lionel Messit’ kundër Barcelonës

Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde shënoi një gol absolutisht të mahnitshëm për të tronditur Barcelonën në gjysmëfinalen e Copa del Rey të mërkurën mbrëma.

Sevilla arriti të triumfojë ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey me rezultat 2-0. Golat në këtë përballje për klubin andaluzian u shënuan nga Jules Kounde (25’) dhe Ivan Rakitic (85’). Megjithatë, e gjithë vëmendja u ‘vodh’ nga mbrojtësi 22-vjeçar i Sevillas, Kounde.

Lionel Messi ishte në fushë për Barcën, por Kounde, ishte ai i cili bëri që vrapim dhe driblim magjik për të shënuar një supergol. Goli i Koundes po cilësohet si “Messi-esque” apo në “stilin Messi”, pasi mbrojtësi mori topin në mesfushë dhe dribloi tre lojtarë.

Ky gol përfshirë një driblim ‘mes këmbëve’ ndaj Samuel Umtiti – para se të kalonte përsosmërisht portierin Marc-Andre ter Stegen me një gol të bukur.

(Kosova Sot Online )