Hysaj e tepron me Rrahmanin, çfarë po ndodh mes shqiptarëve të Napolit?

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 10:47
Hysaj e tepron me Rrahmanin, çfarë po ndodh mes shqiptarëve të Napolit?

Elseid Hysaj ka bërë një veprim aspak të mirë ndaj Amir Rrahmanit.

Ky veprim i mbrojtësit shqiptar është bërë viral në rrjetet sociale, derisa nuk është pritur mirë nga fansat që e fajësojnë atë për sjelljen ndaj Rrahmanit.

Në ndeshjen që Napoli humbi 3-1 nga Atalanta për t’u eliminuar nga Kupa, Hysaj u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të disa shqetësimeve.

Por, teksa dilte nga fusha, ai nuk ia zgjati dorën Amirit, pasi ky i fundit u mundua ta bëjë një gjë të tillë.

Injorimin nga ana e Hysajt, fansat nuk e kanë pritur aspak mirë që alodojnë se mund të ketë probleme mes tyre.

https://tiger.cdnja.co/v/op/oPaBP.mp4?secure=RjJXZi49wmB8kTR8YRq3Eg&expires=1613039400

(Kosova Sot Online )