Neymar: Nuk e di sa mund të durojë, trishtohem kur mendoj sa herë me godasin në fushë

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 21:50
Neymar: Nuk e di sa mund të durojë, trishtohem kur mendoj sa herë me godasin në fushë

Neymar ka zgjedhur mediat sociale për të shprehur dëshpërimin e tij për lëndimin pas ka marrë mesazhin se nuk do të mund të luajë për një muaj

Sulmuesi i Paris Saint-Germain pësoi një çarje të muskulit aduktor të këmbës së tij të majtë gjatë ndeshjes kundër Caen në Kupën e Francës të mërkurën.

Pas këtij lëndimi ai ka mësuar se do të jetë jashtë për një muaj që do të thotë se nuk do të arrin të luan kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Trishtimi është i madh, dhimbja është e madhe kurse vazhdoj të qajë vazhdimisht”, ka shkruar Neymar në Instagram.

“Edhe njëherë, unë nuk do të mund ta bëj atë që dua ta bëj më se shumti në jetë, e cila gjë është të luajë futboll. Ndonjëherë nuk ndihem mirë për shkak të mënyrës se si luajë, për shkak se unë dribloj vazhdimisht dhe kundërshtarët me godasin”.

“Nuk e di nëse problemi jam unë apo ajo çfarë bëj në fushë. Kjo me ka pikëlluar shumë. Trishtohem shumë kur dëgjoj një lojtar, trajner, komentator apo kushdo dreqin qoftë që “a je goditur vërtetë’, ‘ai rrëzohet vet’, ‘ai bërtetë’, ‘është si fëmijë’, ‘simulon’, etj”.

 “Sinqerisht kjo me trishton dhe nuk e di se sa mund të duroj. Dua të jem thjesht i lumtur duke luajtur futboll. Asgjë tjetër”.

Në ndeshjen ku PSG mposhti Caen 1-0, Neymar pësoi dy ndërhyrje nga Steeve Yago, i cili e rrëzoi atë nga pas, para se këtë edhe një ndërhyrje të ashpër në aduktorin (muskulin e brendshëm të kofshës) duke e lënduar atë.

Braziliani u zëvendësua dhe pritet që të mungojë në dy ndeshjet e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës ashtu sikurse kishte ndodhur në të njëjtën fazë kundër Real Madridit më 2017/18 dhe në dy ndeshjet kundër Manchester United një vit më vonë.


(Kosova Sot Online)