Milani dhe Juventusi mendojnë transferimin e Hakim Ziyech

  • S.A /
  • 12 February 2021 - 09:06
Milani dhe Juventusi mendojnë transferimin e Hakim Ziyech

Gjigantët e Serie A, Milani dhe Juventusi po vlerësojnë situatën e yllit të Chelseat, Hakim Ziyech.

Fantazisti maroken nuk ka arritur të gjej formën ideal dhe shkëlqimin që kur mbërriti në klubin nga Stamford Bridge.Ai ka luajtur një rol pak të rëndësishëm këtë sezon dhe është e paqartë nëse do të jetë në planet e trajnerit të ri Thomas Tuchel. 

Sipas mediumit Calciomercatoëeb, nëse Chelsea tregon ndonjë prirje për ta lënë Ziyech të largohet në verë, klubet e interesuara nuk mungojnë.

Dy gjigantët italian, Milani dhe Juventui thuhet se janë gati të bëjnë një lëvizje për të siguruar shërbimet e Ziyech. 

Por, Ziyech nuk ka treguar ndonjë indikacion se ai dëshiron një largim dhe ende mund të kthej në favor situatën e tij para fundit të këtij sezoni.

27-vjeçarit iu dha fanella e titullarit nën Tuchel në fitoren e së enjtes 1-0 në Kupën FA ndaj Barnsley, por nuk arriti të bëjë përshtypje dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. 

(Kosova Sot Online )