Diego Costa shumë pranë marrëveshjes me West Hamin

  • S.A /
  • 12 February 2021 - 10:39
Diego Costa shumë pranë marrëveshjes me West Hamin

Diego Costa vazhdon të mbetet futbollist i lirë pasi muaj më parë shkëputi kontratën me Atletico Madridin.

Sulmuesi spanjoll ende nuk ka nënshkruar me asnjë skuadër, edhe pse interesimi për të ka qenë i madh gjatë afatit kalimtar të janarit.Manchester City e Tottenham ishin dy skuadrat angleze që e donin atë, por në fund dështoi marrëveshja.

Tani mediat në Angli kanë raportuar se West Ham United është skuadra e radhës që po kërkon me ngulm shërbimet e veteranit.32-vjeçari ka filluar bisedimet me klubin londinez dhe i pëlqen ideja të rikthehet përsëri në futbollin anglez.

Gjithnjë sipas mediave angleze, palët janë shumë pranë marrëveshjes dhe reprezentuesi spanjoll mund të zyrtarizohet nga klubi londinez javën e ardhshme.

Gjithsesi vlen të theksohet se interesim të madh për lojtarin kanë shprehur edhe skuadrat nga Amerika, Katari e Kina.

(Kosova Sot Online )