“Ajo që ndodhi mes Rrahmanit dhe Hysajt është imazh i keq”

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 15:24
“Ajo që ndodhi mes Rrahmanit dhe Hysajt është imazh i keq”

Leandro Rinuados nuk i ka pëlqyer aspak ajo që ndodhi mes mbrojtësve shqiptar, Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt.

Në ndeshjen kundër Atalantas, Rrahmani ia zgjati dorën Hysajt teksa ky i fundit po largohej nga fusha, por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e injoroi tërësisht atë, ani pse zëvendësimi nuk ishte taktik që normalisht irriton çdo lojtarë, ishte zëvendësim për shkak të një dëmtimi.

Ish futbollisti i Juventusit dhe Napolit, Leandro Rinuado, ka folur për atë që ndodhi dhe sipas tij, ajo pamje është një imazh i keq për Napolin dhe tregon se janë në një situatë të vështirë.

“Padyshim që është një imazh i keq, sepse tregon se Napoli po përjeton një periudhë negative. Unë besoj që Napoli me të vërtetë është i fortë dhe ka nevojë që lojtarët të vetëdijesohen. Periudha e mbetur deri në fund të sezonit nuk do të jetë aspak e lehtë”, deklaroi Rinaudo për Radio Kiss Kiss. 

(Kosova Sot Online)