Koeman e konsideron ndeshjen ndaj Alavesit më të rëndësishme se atë ndaj PSG-së

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 17:37
 Koeman e konsideron ndeshjen ndaj Alavesit më të rëndësishme se atë ndaj PSG-së

Ndeshja e radhës endeshje është në LaLiga Santander kundër Alaves, e cila luhet nesër nga ora 21:00. 

Në konferencën për shtyp, Koeman u pyet për Neymar dhe Paris Saint-Germain, por këmbënguli se përparësi ka loja e së shtunës.

“Neymar nuk është një lojtar i Alaves kështu që pyetja është për të hënën dhe jo sot,” tha ai në përgjigje të një pyetjeje për brazilianin.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se lojtarët e mi janë të përqendruar në Alaves. Kjo ndeshje është më e rëndësishme se ajo e PSG. Ne ëdo të shkojmë lojë pas loje” – theksoi trajneri holandez.

Barcelona përballet me Paris Saint-Germain të martën në orën 21:00 në kuadër të fazës së parë eliminatore në Champions League.

(Kosova Sot Online)