Fitore ose shkarkim, dy miqtë e vjetër përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen “jetike”

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 20:30
 Fitore ose shkarkim, dy miqtë e vjetër përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen “jetike”

Dy miqtë e vjetër, Andrea Pirlo dhe Gennaro Gattuso përplasen nesër në atë që mund të jetë një ndeshje vendimtare për këta të fundit për të mbajtur pozitat e tyre.

Përpara Supercoppa Italiana, kur Pirlo siguroi trofeun e tij të parë si trajner në janar, Gattuso foli për raportin e tij të veçantë me ish-mesfushorin duke treguar se kanë një miqësi të madhe të krijuar qysh moti.

Dyshja filloi të luante së bashku në ekipet kombëtare të të rinjve në Itali dhe përfunduan duke fituar gjithçka së bashku me klubin dhe vendin.

Gattuso dhe Pirlo ndanë mesfushën në Milano nga 2001 në 2011, duke ndihmuar Rossonerët të fitojnë Ligën e Kampionëve dy herë dhe dy Scudetto.

Ata ishin gjithashtu pjesë e skuadrës fituese të Kupës Botërore të Marcello Lippi në 2006 dhe skuadrës U-21 të Marco Tardelli që mori Kampionatin Evropian.

Ndeshja e nesërme mes Napolit dhe Juventusit mund të jetë vendimtare për të dy trajnerët.

Presidenti i Napolit tha ditë më parë se do të presë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantas dhe Juventusit. Të parën napolitanët e humbën, kurse ndaj “Zonjës së Vjetër” është vendimtarja për ish-futbollistin dhe trajnerin e Milanit.

Në anën tjetër, humbja ndaj Napolit mund t’i kushtojë me humbje pune edhe Andrea Pirlos. Në rast humbjeje, Juventusi do të mbetej shumë prapa në luftë për titull.

(Kosova Sot Online)