Dortmundi nuk po arrin të këndellet

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 18:56
Dortmundi nuk po arrin të këndellet

Borussia e Dortmundit rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Nga një skuadër pretendente për të zbritur nga froni Bayernin, ekipi verdhezi tani duhet të bëjë llogaritë për vendin e katërt. Në javën e 21-të të Bundesligës, Dortmundi barazoi barazoi 2-2 në “Signal Iduna Park” me Hoffenheimin, duke humbur terren në pjesën e sipërme të renditjes.

Anglezi Sancho Sancho i dha epërsinë Borussias në minutën e 24-t,  i shërbyer nga Guerreiro, gjithsesi pjesë e parë u mbyll në ekuilibër, pasi sapo kaloi gjysmë ore lojë barazoi Dabbur.

Bebou shënoi të dytin për miqtë sapo nisi fraksioni fraksioni i dytë, por për të shmangur humbjen e vendësve mendoi Haaland, që shënoi në minutën e 81-të për golin e 2-2. Më herët talentit norvegjez iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

(Kosova Sot Online)