Moti i keq ndalon futbollin në Shqipëri, anulohen të gjitha ndeshjet e planifikuara për sot

  • S.A /
  • 14 February 2021 - 09:42
Moti i keq ndalon futbollin në Shqipëri, anulohen të gjitha ndeshjet e planifikuara për sot

Reshjet e dendura të borës, që kanë pushtuar të gjithë  territorin e vendit, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e aktiviteteve futbollistike.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një komunikate të shkurtër, ka njoftuar se pezullohen të gjitha ndeshjet e futbollit, në të gjitha kategoritë, që ishin parashikuar të zhvilloheshin këtë të diel.

Njoftimi i FSHF-së.

“Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në të gjithë vendin Federata Shqiptare e Futbollit vendosi, që të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur nesër (e diel), datë 14 shkurt 2021 të vlefshme për Kategorinë e Dytë dhe të gjitha nivelet e kampionatit të moshave nuk do të zhvillohen.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim.”

(Kosova Sot Online )