Kamaru Usman mbron titullin në UFC, mposht me nokaut Gilbert Burns

  • S.A /
  • 14 February 2021 - 12:19
Kamaru Usman mbron titullin në UFC, mposht me nokaut Gilbert Burns

Kamaru Usman ka triumfuar ndaj Gilbert Burns në meçin e vlefshëm për UFC 258, duke mbrojtur titullin në kategorinë ‘walterweight’ dhe duke vazhduar i serinë e mirë të fitoreve.  

Mëngjesi i së dielës ka dhuruar një meç të fortë mes dy miqve, Usman dhe Burns, por fitoren e mori vetëm luftëtari nigerian.

Usman dëshmoi edhe një herë se ai është luftëtari më i mirë në botë në kategorinë ‘welterweight’ me një tjetër performancë të nivelit të lartë ndaj Burns në ngjarjen kryesore të UFC 258. Këtë herë, megjithatë, Usman edhe pse u desh të përballej me një ish-shok skuadre, ai tregoi se nuk ka miq në tetëkëndësh duke e mposhtur me nokaut në raundin e tretë.

Me këtë fitore, Usman vazhdon të mbrojë titullin në kategorinë e tij, ndërsa gjithashtu vazhdon serinë e mirë të fitoreve dhe të përgjithshme 18-1-0. Welterweight është kategori midis peshave të lehta dhe peshave të mesme. Në sportin e UFC-së ajo varion nga 70,3–77,1 kg.

(Kosova Sot Online )