Barcelona merr një super lajm para ndeshjes me PSG-në

  • S.A /
  • 14 February 2021 - 13:58
Barcelona merr një super lajm para ndeshjes me PSG-në

Barcelona ka marrë një super lajm para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain të martën.

Qendërmbrojtësi spanjoll, Gerard Pique, ka stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës, raportojnë mediet spanjolle. 34 vjeçari mund të përfshihet në skuadër për ndeshjen e parë ndaj PSG-së në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Pique u dëmtua kundër Atletico Madrid më 21 nëntor pasi u përplas me Angel Correa, duke dëmtuar ligamentet në gjurin e tij të djathtë. Ndërkohë, Ronald Araujo gjithashtu mund të kthehet nga dëmtimi për t’u përballur me PSG.

(Kosova Sot Online )